Lajme

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht Rruga Fehmi Agani – Komuna jep detaje

09/07/2025 07:16
nga:Genita C

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të një rruge.

Komuna ka bërë të ditur se rruga që do të mbyllet përkohësisht është Rruga Fehmi Agani nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës, nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.