Sporti

Organizim madhështor nga Plisat për ndeshjen Shqipëri – Poloni

09/01/2023 13:38
nga:E K

Shqipëria do të ketë dy ndeshje të rëndësishme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Kuqezinjtë” do të përballen me Republikën Çeke me 7 shtator në udhëtim dhe me Poloninë me 10 shtator në Shqipëri, shkruan GazetaBlic Sport.

Për ndeshjen ndaj Polonisë interesimi për të qenë në stadium është shumë i lartë.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se rreth 500 anëtarë të tifogrupit të FC Prishtinës “Plisat” do të udhëtojnë për në Shqipëri për të ndjekur nga afër emocionet e kësaj ndeshje.