Sporti

Organizim i madh në boks, Burim Hazrolli premton spektakël të jashtëzakonshëm të shtunën në Munchen

04/18/2024 00:57
nga:Mergim Rreci

Të shtunën pritet një spektakël i jashtëzakonshëm në boks, atje ku në Munchen do të boksojnë disa nga boksierët elitarë shqiptarë.

Organizuar nga Hazrolli Sport & Performance, eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN dhe në rrjetet e ndryshme në më shumë se 195 vende në të gjithë botën.

Pika kulmore e eventit do të jetë betejat intensive në ring, duke përfshirë boksierë të lartë nga e gjithë bota që garojnë për lavdinë dhe prestigjin.

Atmosfera në Rudi-Sedlmayer-Halle, tani e njohur si BMW Park, do të jetë e frymëzuar, ndërsa fansat do të shijojnë ndeshjet emocionuese që do të zhvillohen.

Burim Hazrolli premton një mbrëmje madhështore boksi, me tre tituj ndërkombëtarë që do të rrisin adrenalinën tek fansat e kampionëve. Sipas Hazrollit, gjithçka është gati, ndërsa secili duel është unik duke përballur emra të mëdhenj të boksit.