Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në protestën masive antiqeveritare të zhvilluar në Serbi.
Radio Evropa e Lirë në Serbi, ka ndarë të dhëna të bëra nga organizata Archive of Public Gatherings, e cila ka vlerësuar se në tubimin në Beograd numër i protestuesve ishte kaq i madh.
Madje, ata theksojnë se ekziston mundësia që numri i atyre që kanë qenë në protestë të jetë edhe më i madh se aq.
“Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së turmës, si dhe situatave të paqarta në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur,” shpjeguan ata.
Ky publikim ka hedhur poshtë deklarimet e bëra nga ana e institucioneve serbe, nga të cilat është thënë se pjesëmarrës janë rreth 100 mijë protestues dhe se numri i tyre ka qenë vazhdimisht në rënie.