Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitjet për 28-vjetorin e Epopesë

02/25/2026 16:19
nga:G B

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizues për organizimin e manifestimit me rastin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim u formua edhe grupi punues, i përbërë nga kryetarët e degëve të OVL UÇK-së, të cilët do të jenë përgjegjës për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal.

Bëhet e ditur se takimi u kryesua nga Hysni Gucati, dhe gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor, me theks të veçantë në ndarjen e detyrave, përgjegjësive dhe koordinimin ndërmjet degëve.

“Pas diskutimeve dhe konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizues miratoi logon zyrtare të manifestimit dhe propozon për aprovim këtë agjendë të aktiviteteve”, thuhet në njoftim.