Pak minuta para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është stërmbushur me qytetarë.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për ta përcjellë nga afër momentin e shpalljes së verdiktit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.


