Lajme

Orët e fundit për kandidatët për kryetar: Kush është “fatlumi” i PDK-së që po pritet me çokolladë e ëmbëlsira!

07/01/2021 12:59
nga:Gazeta Blic

Në kohën kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri tek shpallja zyrtare e kandidaturave për kryetar të PDK-së, Grupi Punues për organizimin e Konventës Zgjedhore me “padurim” po i pret kandidaturat e reja.

Madje, anëtarja e këtoj grupi, Gabimete Musliu tha se me ëmbëlësira e buzëqeshje po i presin kandidatirat për kryetar.

“Kandidaturat per Kryetar te PDK-se, po i presim me embelsira dhe me buzeqeshje!”, ka shkruar ajo.

Deri më tani zyrtarisht vetëm Memli Krasniqi e ka bërë publike kandidaturën, derisa me gjasë edhe Enver Hoxhaj do t’i hyjë garës, raporton Gazeta Blic.

PDK pritet që Konventën Zgjedhore ta mbajë të shtunën.

Shkuarja e Kadri Veselit në Hagë, e ka lënë PDK-në pa udhëheqës, derisa Hoxhaj për më shumë se 6 muaj e ushtronte detyrën e shefit të partisë.

Në vazhdim i gjeni edhe fotot e postuara nga deputetja Musliu: