Sporti

Orë vendimtare | Chelsea mund ta largojë në huazim Armando Brojën

02/01/2024 08:57
nga:Lorik J

Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi.

Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet e mundur, raporton The Athletic.

Nëse kushtet e Chelseat nuk plotësohen, ka një shans të mirë që 22-vjeçari të qëndrojë në klub dhe të largohet në verë.

Wolverhampton Wanderers ka shprehur interesim për futbollistin shqiptar, ndërsa Fulham është gjithashtu në mesin e ekipeve që kanë pëlqim për të.

/GazetaBlic Sport​