Lajme

Orav thekson “nevojën për respektimin e proceseve kushtetuese”: BE-ja mbështet Kosovën

09/04/2025 23:16
nga:Genita C

Kryeparlamentari i Kosovës, Dimal Basha, e priti në zyrën e tij shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, për një takim ku u diskutua situata politike dhe rëndësia e respektimit të proceseve kushtetuese.

Orav shkroi në X se me Bashën bisedoi për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese, duke siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe shumetnike.

Ai shtoi se “BE-ja është këtu për të mbështetur Kosovën”, dhe se formimi i komiteteve qeveritare dhe parlamentare është kyç për avancimin e Planit të Rritjes.