Lajme

Orav takon katër kryetarët serbë të komunave veriore, përshëndet dorëzimin pa probleme të pushtetit lokal

12/08/2025 14:40
nga:G B

Sot, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore në Zveçan, duke përshëndetur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale, një proces i cili, sipas tij, është realizuar plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës.

Në një postim në x, Orav ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale mbetet kyç për funksionimin demokratik të komunave dhe për sigurimin e stabilitetit në veri të vendit.

Ai gjithashtu ka ritheksuar rëndësinë e angazhimit konstruktiv nga të gjitha palët.

“Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Orav.