Federata e Futbollit të Kosovës ka përcaktuar programin e ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës, me pesë përballje që do të zhvillohen më 18, 19 dhe 20 shtator.
Xhiroja hapet të premten në Gjilan, ndërsa në fundjavë në program janë edhe përballje interesante në Drenas, Malishevë, Skënderaj dhe Klinë.
Ja orari:
Gjilani – Prishtina
E premte, 18 shtator, ora 19:00
📍 Stadiumi me Bari Artificial, Gjilan
Feronikeli ’74 – Vushtrria
E shtunë, 19 shtator, ora 16:00
📍 Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Malisheva – Ballkani
E shtunë, 19 shtator, ora 16:00
📍 Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë
Drenica – Llapi
E diel, 20 shtator, ora 16:00
📍 Stadiumi “Bajram Aliu”, Skënderaj
Dukagjini – Drita
E diel, 20 shtator, ora 19:00
📍 Stadiumi “18 Qershori”, Klinë
/GazetaBlic Sport


