Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 6, respektivisht 9 shtator.
Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga rrethanat ata do të mund të përfshihen në kombëtare.
Ndeshja ndaj Rumanisë do të zhvillohet më 6 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke filluar nga ora 20:45, kurse ndeshja tjetër ndaj Qipros, do të zhvillohet më 9 shtator poashtu nga ora 18:00.

/GazetaBlic Sport/


