Superliga e Kosovës në basketboll është tashmë në fazën e saj finale.
Aktualisht janë duke u zhvilluar gjysmëfinalet, me ndeshjet e para që u luajtën në mesjavën që shkoi, shkruan GazetaBlic Sport.
Peja e mposhti Golden Eagle Yllin, kurse Sigal Prishtina triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Trepçës, ndërsa në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta.
Kështu, përballja Ylli – Peja luhet të shtunën më 15 prill me fillim prej orës 20:30, ndërsa dueli Trepça – Prishtina luhet të dielën më 16 prill me fillim prej orës 17:15.
/GazetaBlic Sport/


