Sporti

Orar interesant, ja në çfarë kohe do të luhet sfida e nesërme në mes Atalantas dhe Villarreal

12/08/2021 21:58
nga:Mergim Rreci

UEFA ka anuluar zyrtarisht ndeshjen e sontme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit për shkak të borës së madhe, kështu që do të ricaktohet për të enjten.

Bora vazhdoi të bjerë shumë në Bergamo mbi stadiumin Gewiss dhe gjyqtari Anthony Taylor, së bashku me dy kapitenët, ranë dakord të ricaktonin ndeshjen për nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Koha e fillimit mbetet ende për t’u konfirmuar, por ndeshja do të luhet të enjten më 9 dhjetor dhe sipas të gjitha gjasave do të luhet në ora 16:30.

Do të jetë një takim vendimtar, sepse Atalantas i duhet një fitore për të kaluar në 1/8 e Champions League për të tretin vit radhazi.

/GazetaBlic Sport/