Lajme

“Ora e Pritjes” nisi edhe në Prizren – numërimi mbrapsht për çlirimtarët

08/29/2026 10:51
nga:L J

Edhe Prizreni iu bashkua “Orës së Pritjes” dhe numërimit mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në aktivitet folën kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, të cilët bënë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje masive në Marshin për Liri, më 12 shtator në Prishtinë.

Gjatë aktivitetit u shpalos edhe një baner i madh me mesazhin:

“NË EMËR TË POPULLIT – SHPALLENI TË PAFAJSHËM!”

Nga Prizreni, mesazhi është i njëjtë: Kosova po pret.