Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nesër do të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës në ora 18:00 në sallën ‘Elan’, Pestovë.
Idrizi i ka ftuar qytetarët që t’iu bashkohen nesër ku tha se përkrahja e tyre e ka bërë këtë periudhë edhe më fantastike.
“Derisa jemi drejt fundit të kësaj fushate fantastike e cila ka qenë e mbushur me shumë takime e tubime në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë tonë, ju ftoj që të na bashkoheni edhe nesër në tubimin përmbyllës.Përkrahja juaj e madhe e ka bërë këtë periudhë edhe më fantastike” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.
“Me ju çdo garë është rrugëtim drejt fitores së sigurt” shkruan Idrizi.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Derisa jemi drejt fundit të kësaj fushate fantastike e cila ka qenë e mbushur me shumë takime e tubime në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë tonë, ju ftoj që të na bashkoheni edhe nesër në tubimin përmbyllës.
Përkrahja juaj e madhe e ka bërë këtë periudhë edhe më fantastike. Me ju çdo garë është rrugëtim drejt fitores së sigurt.
Shihemi nesër nga ora 18:00!


