Gjilani do të luajë në Conference Legaue, pasi u rendit në vendin e tretë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Gjilanit do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Gjilanit do të përballet me ekipin e FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik.
Skuadra kosovare konsiderohet si favorite, por që duhet të jetë natyrisht e kujdesshme dhe të sigurojë më të mirën nga të dyja ndeshjet, respektivisht kualifikimin në raundin tjetër.
Futbollisti i skuadrës së FC Progres Niederkorn, Jader Soares tha për ‘GazetaBlic Sport’ se nuk e njohin skuadrën e Gjilanit, por që kanë kualitetin e duhur për të kaluar tutje.
“Për momentin nuk dimë shumë për skuadrën e Gjilanit, por do të analizojmë. Kemi tre javë përpara, mendoj se është koha e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen. Mendoj se kemi mjaft cilësi për të ecur përpara”, ka thënë Soares.

/GazetaBlic Sport/


