Sporti

Opta zbulon favoritin për trofeun e Botërorit 2026 para finales së madhe

07/19/2026 18:30
nga:Mergim Rreci

Superkompjuteri i Opta-s e sheh Spanjën si favorite për të fituar finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, sipas simulimeve të publikuara pak orë para sfidës vendimtare në stadiumin MetLife.

Bazuar në 25 mijë simulime, Spanja triumfon në 59.6% të rasteve, ndërsa Argjentina mbron titullin në 40.4% të skenarëve. Parashikimi bazohet në formën e skuadrave, statistikat e turneut dhe performancat individuale të lojtarëve.

Sipas analizës së Opta-s, Spanja ka bindur me organizimin taktik dhe mbrojtjen e saj, duke qenë skuadra më e qëndrueshme gjatë turneut. Nga ana tjetër, Argjentina mbështetet te eksperienca, karakteri fitues dhe ndikimi i Lionel Messit, faktorë që e mbajnë kampionen në fuqi plotësisht në garë për trofeun.

Megjithëse shifrat favorizojnë spanjollët, diferenca prej rreth 60 me 40 për qind tregon se finalja pritet të jetë e ekuilibruar, me çdo detaj që mund të vendosë fituesin e kampionatit botëror.

/GazetaBlic Sport/