Kupa e Botës 2022

‘Opta’ tregon se cila kombëtare ka gjasat më të mëdha për ta fituar Kupën e Botës

11/16/2022 13:45
nga:Mergim Rreci

Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002, por ka shumë mundësi që Katari 2022 të jetë viti i tyre.

Duke përdorur modelin e parashikimit të Kupës së Botës të inteligjencës artificiale të Stats Perform, amerikano-jugorët janë shfaqur si favoritët për të fituar trofeun e gjashtë të Kupës së Botës, përcjell GazetaBlic Sport.

Për të arritur një analizë më të plotë se kush do të fitojë Kupën e Botës 2022, modeli i parashikimit vlerëson probabilitetin e rezultatit të çdo ndeshje – fitore, barazim ose humbje – duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen e ekipeve të Stats Perform.

Shanset dhe renditjet bazohen në paraqitjet historike dhe të fundit të ekipit. Më pas, modeli merr në konsideratë forcën e kundërshtarit dhe vështirësinë e rrugës së tyre drejt finales, duke përdorur probabilitetet e rezultatit të ndeshjes, duke marrë parasysh përbërjen e grupeve dhe parakalimet në fazat e eliminimit.

Brazili del me probabilitetin më të lartë për të fituar. Pesë herë fituesit, të cilët janë favorit të përgjithshëm për të fituar, kanë një shans 16% për të ngritur trofeun sipas modelit, dhe si favorit të përgjithshëm për turneun, janë gjithashtu skuadra me probabilitetin më të lartë për të arritur në finale (25 %).

Argjentina ka probabilitetin e dytë më të lartë për të fituar Kupën e Botës të këtij viti. Skuadra e Lionel Scalonit, e cila është favorit në Grupin C, ka një shans 13% për të fituar trofeun këtë vit.

Në pesë pretendentët më të mirë në Kupën e Botës 2022 janë Franca (12%), Spanja (9%) dhe Anglia (9%).