Sot mësohet edhe finalisti i dytë në ‘Euro 2024’.
Holanda dhe Anglia synojnë ‘biletën’ për finalen që zhvillohet të dielën në Berlin, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbrëmë, Spanja e mposhti Francën dhe u bë kombëtarja e parë që siguron një vend për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në nivel të kombëtareve në Evropë.
Anglia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit konkurruese, por që Holanda po kalon poashtu në një moment të jashtëzakonshëm.
Sipas ‘Opta’, Anglia ka 37.8% të gjasave për ta fituar këtë ndeshje, Holanda 31.6%, kurse pjesa tjetër e përqindjes bazohet tek një barazim i mundshëm në 90 minuta.
/GazetaBlic Sport/