Sporti

Opta me parashikim interesant për duelin PSG – Barcelona!

10/20/2026 16:08
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain është favorite e lehtë përballë Barcelonës, sipas superkompjuterit të Optas, në përballjen e shumëpritur që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sipas parashikimeve të Optas, të bazuara në 10 mijë simulime, kampionët në fuqi të Evropës kanë 39.7 për qind gjasa për të triumfuar ndaj katalunasve.

Në anën tjetër, Barcelona ka 37.7 për qind probabilitet për të fituar në Paris, ndërsa mundësia që ndeshja të përfundojë në barazim vlerësohet në 22.6 për qind.

Dallimi i vogël mes dy skuadrave tregon se pritet një përballje mjaft e ekuilibruar, ku të dyja ekipet kanë mundësi reale për të dalë me pikët e plota.

PSG-ja synon fitoren e tretë radhazi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra e Hansi Flickut do të kërkojë të dëshmojë forcën e saj në një prej sfidave më të mëdha të këtij edicioni deri më tash.

/GazetaBlic Sport/