Sporti

‘Opta’ e vlerëson Atleticon si skuadër favorite ndaj Real Madrid

03/12/2025 16:21
nga:Mergim Rreci

Në mesin e shumë ndeshjeve spektakolare që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve, kryendeshja do të jetë ajo në Madrid.

Dy skuadrat e këtij qyteti, Atletico dhe Real Madrid, do të përballen në ‘Wanda Metropolitana’, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 1 për ‘Mbretërit’ dhe e ‘zjarrtë’ pritet të jetë beteja edhe sonte, atje ku do të mësohet skuadra që do të kalojë në çerekfinale.

Sipas ‘Opta’, skuadra e Simeones është favorite për ta fituar ndeshjen e sotme me 38.9%, kurse Real Madrid ka 35.2%, pjesa tjetër i takon një barazimi të mundshëm.