Lajme

“Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”

09/18/2023 11:42
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për kërkesën e opozitës për mbajtje të zgjedhjeve të reja parlamentare, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se as Qeverisë e as Opozitës nuk u konvenojnë zgjedhjet e reja parlamentare.

“Opozita herë kërkon dorëheqjen time herë shkarkimin tim e herë zgjedhje.  Zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt, opozitës nuk i konvenojnë se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet se zhduket opozita dhe ne s’duam të jemi pa opozitë”, ka theksuar Kurti, raporton Gazeta Blic.

 

Kryeministri tregon nëse do të kërkojnë përfshirjen e SHBA direkt në dialog, flet edhe për disa letra që i ka nisur