Lajme

Opozitarit rus s’i lejohet pjesëmarrja në garën zgjedhore

03/04/2024 12:45
nga:N K

Gjykata e Lartë e Rusisë e ka lënë në fuqi vendimin që ia ndalon politikanit opozitar, Boris Nadezhdin, të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji.

TheGuardian ka raportuar të hënën se Nadezhdinit iu ndalua të kandidojë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi gjeti parregullsi, duke përfshirë emra të të vdekurve në listën e nënshkrimeve të mbështetësve.

Nadezhdini, kandidat i qendrës së djathtë, e ka quajtur veten “kundërshtar parimor” i luftës ndaj se keqes në Rusi.

Dominimi politik i tij nuk vlerësohej të ishte i lartë, por fushata e tij ka tërhequr vëmendjen e njerëzve për shkak të kundërshtimit të drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën.

Zgjedhjet në Rusi do të mbahen në datat 15 dhe 17 mars. Fitorja e presidentit Vladimir Putin shihet si bindëse, pasi shumë kundërshtarëve të tij politikë nuk u është lejuar gara zgjedhore.

Ditë më parë u varros kritiku më i zëshëm i Putinit, Alexei Navalny.