Lajme

Opozita zhurmë në Kuvend, deputeti i VV-së ka një thirrje për të

05/05/2022 11:31
nga:G B

Deputetët e opozitës po vazhdojnë me zhurmën në Kuvend duke goditur tavolinat e duke fishkëllyer, në shenjë proteste për mos vazhdimin e diskutimit për themelimin e Komisionit Hetimor.

Ata kanë vepruar kështu gjatë fjalimit të deputetit Artan Abrashi, deputetes Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe deputetit Enver Dugolli.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij u ka kërkuar deputetëve që të ndalojnë zhurmën pasi është dita e dëshmorëve dhe ata nuk e duan zhurmën.

Ai ka kërkuar që të kenë respekt për ta në ditën e tyre por që kjo nuk është marrë parasysh nga opozita.