Lajme

Opozita proteston në Kuvend, Berisha “valëvit” posterat me kanabis: Mafia është shteti

07/20/2023 10:50
nga:Mergim Rreci

Me debate ka nisur seanca e fundit për këtë sesion parlamentar në Kuvendit e Shqipërisë ku janë parashikuar për diskutim dhe votim disa projektligje, ndër më të rëndësishmet projektligji për studentët e Mjekësisë dhe kanabisi për qëllime mjekësore.

Opozita në këtë seancë kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e inceneratorëve, por kërkesa u rrëzua nga Kryesia e Kuvendit me pretendimin se me këtë çështje tashmë po merret drejtësia. Me pankarta në duar Berisha dhe deputetë të PD kanë protestuar duke hedhur akuza ndaj qeverisë.

“Kjo është më e forta. S’ka më mbledhje grupi”, thotë Berisha duke treguar posterat me kanabis dhe për inceneratorët.