Profesori universitar, Fadil Maloku, u shpreh kritik rreth qëndrimit të opozitës në procesin e dialogut.
Maloku tha për “Gazeta Blic” se reagimi i Ambasadës Ameriakne kundrejt PDK dhe LDK-së është i drejtë.
Ai tha se këto parti luajtën një loj djallëzore duke i treguar të gjtha ambasadave se ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe bëjmë kompromise, nëse nuk e nëshkruan Qeveria.
“Reagimi i Ambasadës Amerikane kundrejt subjekteve politike opozitare është i drejtë. Këtu kemi edhe një loj politike, në takimin e 27 shkurtit në Brusel, opozita mendonte se Qeveria nuk do të kishte gadishmëri për ta nënshkruar marrëveshjen. Ata(partitë opozitare) me njëfarë konformizmi, kinse jemi pro-amerikan e luajtën një loj shumë djallzore duke i treguar të gjtha ambasadave se ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe bëjmë kompromise, nëse nuk e nëshkruan Qeveria. Kjo është e pandershme, e pamoralshme” deklaroi Maloku për “Gazeta Blic”
Profesori universitar: Plani franko-gjerman ka ‘labirinte’ që janë shumë të rrezikshme!


