Lajme

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin”

02/27/2023 18:17
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me deklaratat e opozitës për takikin Kurti- Vucic, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se opozita të vetmin shqetësim e ka marrjen e pushtetit.

Reagimi i plotë:

Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian.

Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë!

Ndryshe, në këto momente po zhvillohet takimi Kurti- Vucic nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së