Lajme

Opozita e Koresë së Jugut paraqet mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon

12/04/2024 18:55
nga:Sh R

Ligjvënësit e opozitës të Koresë së Jugut kanë filluar procedurat e shkarkimit të presidentit Yoon Suk Yeol për përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak.

Vendi u zgjua me një realitet të pasigurt të mërkurën pas një nate me skena të paprecedentë që pa Yoon të vendoste papritur ligjin ushtarak, 190 ligjvënës u mblodhën për ta votuar atë dhe një ndryshim të papritur të vendimit rreth gjashtë orë më vonë, ka raportuar BBC.

Pas prezantimit të mocionit të shkarkimit, Partia Demokratike kryesore e opozitës së Koresë së Jugut dënoi deklaratën fillestare të ligjit ushtarak të Yoon si “sjellje kryengritëse”.

Parlamenti do të duhet të votojë nëse do të shkarkojë Yoon deri të shtunën.