Lajme

Opozita bojkoton manifestimin për Ditën e Çlirimit, organizuar nga presidentja Osmani

06/12/2022 13:29
nga:G B

Sot me 12 qershor shënohet 23 vjetori i Çlirimit të Kosovës.

Në nder të kësaj dite, nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës u organizua Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.

Por, pavarësisht ftesës, opozita ka vendosur ta bojkotojë këtë manifestim, duke mos marrë pjesë në të.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se në këtë manifestim kanë qenë të pranishëm ambasadorët por jo edhe opozita.

Ndryshe, sot në nder të Ditës së Çlirimit, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi, homazhe në Prekaz dhe kanë nderuar ushtarët e NATO-s të rënë gjatë luftës në Kosovë.

Më poshtë ftesa drejtuar liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, liderit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./Gazeta Blic/