Showtime

Opinionistët e Big Brother VIP, Arbri dhe Zhaklina shkojnë në shtëpi

03/28/2023 23:21
nga:G B

Dy opinionistët e progeamit ‘Big Brother VIP’, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari surprizuan të gjithë banorët e shtëpisë me një tortë në dorë. Ata iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ditëlindjen e Nitës.

Spektakli i sotëm zgjati vetëm pak minuta, pasi moderatorja e programit, Arbana Osmani theksoi se kjo e martë është ditë zie për Top Channel dhe nuk do të ketë program. Të gjithë banorët e Big Brother VIP u njohën me ngjarjen e rëndë që ndodhi në minutat e para të kësaj jave, ku godina e Top Channel u godit me 25 plumba kallashnikovi.

Për fat të keq i vde.kur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Edhe pse kishin dëgjuar të shtënat, banorët nuk dinin se çfarë kishte ndodhur.Sapo morën vesh mbi lajmin ata mbetën të shtangur dhe në lot.

Arbana i komunikoi se të shtunën banorët mund të marrin vendimin nëse do duan ta vazhdojnë garën apo jo. E gjithashtu ajo i shprehu se sot nuk do të kishte një spektakël normal për shkak të asaj çfarë kishte ndodhur. Prime-i i sotëm u mbyll pas 40 minutash.