Lajme

Operonin në Prishtinë me leje nga komunat tjera, 15 taksi dënohen me nga 200 euro

10/07/2021 16:19
nga:M K

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.

Siç ka njoftuar Tahiri, ata kanë dënuar 15 taksi, të cilët kanë operuar në Prishtinë por që kishin leje nga komunat e tjera.

“Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.

Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje. 15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)”, ka njoftuar Tahiri në postimin e bërë në Facebook.