Skuadra e Fenerbahces ka njoftuar se Jose Mourinho ka kryer me sukses një operacion në vendlindjen e tij, Portugali.
Klubi njofton se Mourinho ka kaluar me sukses operimin në fshikzën e tëmthit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“Shërohuni së shpejti Jose Mourinho
Trajneri ynë Jose Mourinho pati një operacion të suksesshëm të fshikëzës së tëmthit sot në vendin e tij, Portugali.Urojmë që trajneri ynë, i cili është shëndoshë e mirë, të shërohet sa më shpejt”