Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial ka kaluar një operacion të suksesshëm, pas dëmtimit që pësoi në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar klubi.
Francezi mund të fillojë një proces rikuperimi që do të zgjasë rreth dhjetë javë.
Martial luajti për herë të fundit për Djajtë e Kuq më 9 dhjetor të vitit të kaluar, kur u paraqit për 56 minuta në humbjen 3-0 nga Bournemouth në Premier League.
28-vjeçari Martial u transferua në Old Trafford në verën e vitit 2015 nga skuadra franceze Monaco. Ai ka ende më pak se gjysmë viti në kontratën e tij aktuale me Manchester United, me klubin që ka mundësi ta zgjasë atë deri në verën e vitit 2025.
/GazetaBlic Sport/