Lajme

Operacioni ROADPOL, 362 gjoba ndaj ngasësve të kamionëve dhe autobusëve

02/25/2025 18:33
nga:G B

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara sipas planit ROADPOL 2025, Policia Rrugore ka realizuar kontrolle të zgjeruara në të gjitha rrugët e vendit gjatë javës nga 17 deri më 23 Shkurt 2025.

Gjatë kësaj periudhe, janë verifikuar gjithsej 1,367 mjete të transportit, përfshirë kamionë dhe autobusa, duke realizuar 1,168 pika kontrolli, duke konstatuar një sërë shkeljesh dhe për këtë arsye janë shqiptuar 362 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

”Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 17 deri 23 Shkurt 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,168 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 1,367 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 362 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”.