Gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë gjatë operacionit policor “LUGU”.
Policia e Kosovës njofton se operacioni u krye në tetë lokacione të ndryshme me autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhëresë të Gjykatës në Prishtinë.
Poashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar 1. 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera e së cilës vlerësohet se është rreth 18, 000 euro), 13 mijë e 294 Euro, 2 DVR, dhe 5 vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.


