Prokuroria Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion të gjerë bastisjeje në disa lokacione, ku në pranga kanë rënë mbi 40 qytetarë dhe dy ish-zyrtarë të lartë të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Valon Berisha dhe Sami Mazreku.
Gazeta Insajderi merr vesh se përgjatë bastisjes në shtëpinë që dyshohet se i përket Valon Berishës janë gjetur rreth pesë mijë euro para të gatshme, orë të shtrenjta, stoli dhe ari.
Në listën e të dyshuarve janë mbi 40 qytetarë, bashkë me Berishën dhe Mazrekun, të cilët dyshohen se kanë përfituar kundërligjshëm përmes keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe besimit.
Dëmi që i është shkaktuar buxhetit është në vlerë prej mbi një milion euro.


