Lajme

Operacioni i policisë, sekuestrohet sasi e duhanit të kontrabanduar në Lubishtë të Vitisë

04/25/2023 18:05
nga:G B

Policia Kufitare e rajonit Lindje gjatë një operacioni të kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar sasi të dyshuar të duhanit të kontrabanduar, raporton Gazeta Blic.

Duhani është gjetur në fshatin Lubishtë të Komunës së Vitisë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 25.04.23 Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës dhe hetimet rajonale të Drejtorisë kufitare-Lindje, bazuar në informacione relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit në Gjilan kanë realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në fshatin Lubishtë, komuna e Vitisë.

Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të pa përpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme.