Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media të hënën, duke filluar nga ora 14:30. Konferenca do të organizohet në Kampin e Njësive Speciale ‘Enver Zymeri’, pas sulmeve terroriste në veri, më saktësisht në fshatin Banjskë.
Në këtë konferencë për media, Policia e Kosovës do të prezantojë arsenalin e armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike që janë konfiskuar gjatë operacioneve të tyre në këtë zonë.
Policia kishte ekspozuar disa nga armët dhe municionet që janë konfiskuar gjatë operacionit të ndërmarrë të dielën në manastirin e Banjskës në Zveçan.
Operacioni i policisë ka rezultuar në zbulimin e një gamë të gjerë të armëve dhe municionit të ndryshëm.


