Lajme

Operacioni i Antidrogës në Prishtinë kapen 11 kilogramë Marihuanë

11/06/2024 21:20
nga:Sh R

Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar sonte një aksion në një fshatin Bernicë të Poshtme të Prishtinës, ku me që rast janë gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë drogë, të llojit marihuanë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajon e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se me këtë rast është arrestuar një person.

Ai tha se operacioni i koduar si ‘Transferi’ u zhvillua nga njësitë e Antidrogës në Ferizaj dhe në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, hetues nga Njësia e antidrogës në Ferizaj pas punës së vazhdueshme profesionale në një rast të mëparshëm ku ishin arrestuar dy persona të dyshuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë, me datë 06.11.2024 kanë vazhduar me punën e tyre në kërkim të personit të dyshuar shitës me ç‘rast gjatë në orët e pasdites gjatë një operacioni taktik të koduar me emrin “Transferi” në funksion të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndihmuar edhe nga antidroga në Prishtinë, është realizuar kontroll i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë të poshtme Komunës së Prishtinës.

Gjatë operacionit të kontrollit është gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në kavanoz plastik.  Deri në këtë fazë një person është arrestuar, rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.“