Në mes datës 28.08.2022 në lokacionin “Pasuljanshe Livade”, 204 km larg kryeqytetit të Kosovës (Prishtinë ), edhe kësaj radhe ushtria dhe gjithë aparatura e saj demonstruan një operacion fushor “Era e Veriut 2022”, a është koençidencë emërtimi i këtij operacioni fushor apo po tenton Serbia të përçojë mesazh indirekt për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare kjo mbetet për t’u parë dhe analizuar.
Por le të detajizojmë se cilat njësi dhe mjete kanë marrë pjesë në këtë operacion:
Njësi të ndryshme të Ushtrisë,
Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore
Forcave Speciale SAF dhe MPB të angazhuara në të njëjtin mision,
Mjetet e përdorura janë:
Helikopterët Mi-35, Mi-17 dhe H-145,
Sistemin raketor artilerie të mbrojtjes ajrore Pantsir S1,
Lazar 3 dhe Milosh automjete luftarake,
Tanke M-84, mjete luftarake të këmbësorisë M-80A, mjete zbulimi të blinduara BRDM-2MS dhe mjete luftarake të policisë ushtarake VPB M86.
Gjithashtu u demonstrua efektiviteti luftarak i obusit vetëlëvizës 155 mm Nora B-52 dhe Gvozdika 122 mm, sistemi i raketave artilerie PASARS dhe UAV-të.
Situata politike/sigurisë ndoshta në shikim të parë mund të duket e qetë dhe orientuar dhe kontrolluar, por Serbia e ka të instaluar një politikë përmes forcës për të krijuar mundësi më optimale në arritjen e interesave dhe objektivave të saja, më theks të veçantë në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi, si dhe Maqedonisë së Veriut (kuptohet në forma dhe mënyra të ndryshme).
A duhet Kosova të jete e përditësuar me informacione dhe zhvillime edhe në Beograd (Serbi ), unë mendoj që komponenta ushtarake e Kosovës duhet që në çdo takim të mundshëm të vë në pah edhe operacionet ushtarake të Serbisë që kjo e fundit si pjesë e programit për partneritet për paqe brenda NATO-s të mund të kontrollohet dhe kërkohet informacione shtesë të cilat mund të ndihmojnë në stabilitetin e sigurisë në terr rajonin por edhe përgatitje të veçanta të pjesëve ushtarake të Kosovës në rast se……………!
Nëse e analizoni mirë terrenin se si dhe ku është zhvilluar ky operacion atëherë lehtë është për të nënkuptuar faktin që i ngjason sipas konfiguracionit relevant të Kosovës si dhe sinkronizimi/harmonizimi i njësive ushtarake me ato policore nëse shikohet video e publikuar mund të përshkruhet:
Neutralizimi i pengesave dhe pikave strategjike nevrike të sistemit sigurisë nga ajri.
Intervenimi përmes kembësorsë ushtarake
Mbajtja nën kontroll e asaj pjese të marrë nga segmenti ushtarak përmes njësive speciale policor.
Në bisedime në Bruksel duhet të ri-theksohet që fuqia ushtarake të cilën po e demonstron Serbia ka për tendencë që të krijojë një narrativë ndërdije të qytetarët e Ballkanit ku po theksohet që “Serbia do t’i mbrojë gjithë qytetarët e saj” edhe jashtë territorit të saj nëse është nevoja, ku këtë pjesë e ka vë në pah edhe në librin e mbrojtjes por edhe strategjinë nacionale të saj.
Ardhja e Kryeministres së Serbisë në Kosovë nuk duhet lejuar nga institucionet e Kosovës sepse mbrapa saj qëndrojnë qëllime jo të sinqerta dhe që mund të cenojnë sigurinë nacionale të vendit.