Sipas të përditshmes katalanase Sport, Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, dëshiron të pastrojë skuadrën dhe të shesë tetë lojtarë.
Bale, Marcelo, Isco, Hazard, Mariano, Vallejo, Jovic dhe Ceballos janë futbollistët që pritet të largohen që në janar, përcjell GazetaBlic Sport.
Synimi i Perez është që nëpërmjet shitjeve të këtyre tetë lojtarëve të lehtësojë barrën financiare që rrjedh nga pagat e tyre, pasi disa marrin paga milionëshe dhe në të njëjtën kohë të sigurojnë të ardhura financiare sa më të mira për klubin, më pas mund të vazhdojë me një riinvestim në forcimin e grupit të drejtuar nga trajneri italian Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/


