Janë orët e para të mëngjesit si në Tajlandë ashtu edhe në Myanmar – dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Dhjetëra ekipe shpëtimi po kërkojnë gjatë natës pasi një ndërtesë e lartë që ishte në ndërtim e sipër u shemb në Bangkok, shkruan CNN.
Dronët, qentë nuhatës dhe gërmuesit janë të gjithë aktivë për të gjetur ata që mbeten të zhdukur.
Të paktën 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Mianmarin, duke vrarë të paktën nëntë të tjerë në Tajlandën fqinje , ku u shemb një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër në Bangkok.