Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se një nga skuadrat e tyre ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në Malet e Sharrit.
Në njoftimin zyrtar të publikuar, ShKShMK nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e ndërhyrjes apo personat e përfshirë, por ka premtuar se qytetarët do të informohen me kohë për zhvillimet e mëtejshme.
“OPERACION! Një skuadër e ShKShMK ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në Malet e Sharrit. Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.


