Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka nisur një operacion për gjetjen e një personi të humbur.
Sipas njoftimit të kësaj organizate, bëhet fjalë për 18 vjeçarin Yll Hiseni, nga fshati Brod i Shtërpcës.
“Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv”, thuhet në njoftim.


