Lajme

Operacion i Policisë në Prishtinë, Gjilan e Prizren, arrestohen tre zyrtarë – Sekuestrohen mijëra euro, veturë e armë

06/17/2026 15:37
nga:L J

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, pas kontrollove që janë kryer në tri lokacione të ndryshme, Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Nga policia shtohet edhe se, operacioni është realizuar me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante për rastin, pasi dyshohet se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur të falsifikojnë dokumente të ndryshme përmes kryerjes së veprave penale.

Tutje, njoftohet po ashtu edhe që, janë sekuestruar përkohësisht: rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme); një veturë; një armë zjarri – pa leje; dyshtëpiza kompjuteri; tre telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata; dhe, dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.