Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026, njofton se ka realizuar një operacion antidrogë në funksion të zbatimit të një urdhër-kontrolli nga GJTH në Prizren, ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.
Policia njofton se “gjatë operacionit të kontrollit si dëshmi relevante janë sekuestruar: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj”.
Pesë persona janë arrestuar nga policia, nga ta dy janë derguar në procedurë të rregullt dhe tre nga ta dërgohen në mbajtje per 48 orë, konfirmoi policia.
“Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia e antidrogës në Prizren”, thuhet në njoftim.


