Lajme

“Open Balkan s’mund të funksiononte me problemet mes Kosovë-Serbi”

07/01/2023 21:08
nga:Y I

Pedagogu Mateo Spaho tha se ‘Ballkani i Hapur’ nuk mund të funksiononte me problemet që janë mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e tha në Euronews Albania, ndërsa komentoi deklaratën e kreut të qeverisë, i cikli bëri me dije sot se “Open Balkan” ka përfunduar.

“Shqipëria dy tre vite pas marrëveshjes, ka gjashtëfishuar importin e mallrave serbe dhe ka pasur çdo vit mbi 100 mijë turistë. Është bërë një konfuzion mes procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Zyrtarët kanë theksuar se nuk janë proceset e njëjta me njëri-tjetrin. “Ballkani i Hapur” ka qenë një shpikje ballkanike që nuk funksionoi, e kanë treguar faktet. Sot kemi probleme të mprehtë. Me këto probleme që kemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zbatohet kurrsesi”- tha ai.