Policia e Kosovës ka raportuar një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas policisë, pas hetimeve të vazhdueshme nën dyshimin se në një lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhozit i paligjshëm, në koordinim me prokurorin e shtetit është kontrolluar lokali dhe shtëpia e të dyshuarit mashkull.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, një iphone dhe 11 copë fatura të lojës së fatit KENO.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.


