Sporti

Raportimet në rritje, PSG gati për një ofertë të ‘çmendur’ për Khvicha Kvaratskhelia

03/18/2023 23:56
nga:Mergim Rreci

Khvicha Kvaratskhelia po shkëlqen me Napolin dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Mediat ndërkombëtare zbuluan se Parisi po përgatit një ofertë prej 180 milionë euro për mesfushorin gjeorgjian.

Do të ishte një transferim i ‘çmendur’ nga PSG, por që natyrisht edhe shumë i qëlluar gjithashtu.

Ai ka realizuar 13 gola dhe 15 asistime dhe ofertat për të nga klubet e mëdha nuk mungojnë.